NBA, LA Clippers gjithnjë e më afër play-off
Nata mes të së mërkurës dhe të enjtës në ligën më të fortë të basketbollit NBA...

Nata mes të së mërkurës dhe të enjtës në ligën më të fortë të basketbollit NBA, na ofroi një program të pasur me plotë 12 ndeshje, ndërsa më interesant ishte në Philadelphia, ku skuadra udhëtuese Los Angeles Clippers shënoi një fitore diskutabile me rezultatin 108-107.
Në minutën e fundit të ndeshjes Kawhi Leonard, dy herë shënoi me derpëtime në zonën e vendasve dhe në të dyja rastet iu dhanë edhe goditje të lira plotësuese të cilat i realizoi. Hera e dytë ndodhi në 16 sekonda para fundit ku Leonard me goditjet plotësues Clippers-ave, iu krijoi epërsinë 108-107. Los Angeles Clippers, me këtë fitore dhe përpjestimin fitore disfata 45-27 e ruajtën pozitën e katërt në konferencën e Perëndimit, ndërsa Philadelphia me 39:34 mban pozitën e tetë në Lindje.
Jashtë fushe fiton edhe Golden State, që mundi 101-93 Orlando. Draymond Green, u përjashtua nga loja vetëm pas 3:36 minuta lojë. Green kundërshtoi një vendim të referëve dhe për atë u dënua e gabim teknik dhe pasi vazhdoi të debatojë pasoi edhe gabimi I dytë dhe përjashtimi nga loja.Gjat tërë kohës ndeshja ishte e ekuilibruar, ndërsa në 1:30 minuta para përfundimit rezultati ishte 96-93 për mysafirët. Stephen Curry me ngulitje dhe më pas edhe me tre pikë të shënuar krijoi epërsinë e pa arritshme për vendasit 101-93.
NBA-Rezultatet
Philadelphia – Clippers, 107-108
Toronto – Neë York, 101-145
Chicago – Indiana, 125-99
Memphis – Lakers, 124-136
Charlotte – Cleveland, 118-111
Orlando – Golden State, 93-101
Ëashington – Brooklyn, 119-122
Atlanta – Portland, 120-106
Minnesota – Detroit, 106-91
Oklahoma – Houston, 126-132
Utah Jazz – San Antonio, 111-118
Denver – Phoenix, 97-104
