Çiklistët rrëzohen, kampioni i botës Van Aart thyen klavikulën
Gara e çiklizmit “Dwars Door Vlaanderen” që u zhvillua të mërkurën në Belgjikë...

Gara e çiklizmit “Dwars Door Vlaanderen” që u zhvillua të mërkurën në Belgjikë nuk pati një përfundim të mirë. Me rreth 67 km për të përshkruar, më shumë se një duzinë çiklistësh përfunduan në asfalt pasi njëri humbi ekuilibrin.
Çiklistët morën dëmtime të mëdha, ku madje kampioni i botës, Vout Van Aart theu klavikulën e tij. Kampioni i botës Van Aert u pa me një këmishë të grisur dhe lëndime në shpinë dhe 29-vjeçari u detyrua të largohej me një ambulancë.
Pedersen u kthye në biçikletën e tij, por disa minuta pas rënies së tij. Van Aert dhe Pedersen ishin të dy favoritët për të fituar turneun e Flanders. Ndërsa amerikani Matteo Jorgenson ka fituar një klasik pranveror për herë të parë në karrierën e tij në Waregem.
Amerikani shënoi fitore me kohën e përgjithshme 4:07:44, ashtu që për 29 sekonda ishte më i shpejtë se dyshja Abrahamsen nga Norvegjia dhe zvicerani Küng.
