Futboll

Mario Mitaj: Jam patriot i atdheut tim

28.03.2024 16:13

Mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj ka treguar se është ndjerë si në shtëpi në ekipin e Lokomotivës...

Mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj ka treguar se është ndjerë si në shtëpi në ekipin e Lokomotivës së Moskës dhe ka hequr të gjitha paragjykimet për Rusinë që ditën e parë që shkeli në Moskë. Në një intervistë për "sport24.ru", 20-vjeçari thotë se është patriot shqiptar paçka se ka lindur në Athinë.

Mitaj flet edhe për emigrimin e të atit në shtetin grek dhe futbollin, ndërsa ka një dashuri të madhe për flamurin kuqezi. “Jam shqiptar. Fakti që kam lindur në Athinë nuk më bën grek. Unë kam shumë miq atje, flas greqisht dhe e dua këtë vend për mundësitë që ka dhënë për mua dhe familjen time. Por unë e dua më shumë Shqipërinë time të lindjes. Unë jam patriot i atdheut tim. Kur shoh flamurin shqiptar dhe komunikoj me bashkatdhetarët më shtohet një ndjenjë krenarie.”, ka thënë Mitaj.