Pas shtrenjtimit të djeshëm, rënie e re e çmimit të naftës

07.04.2015 11:38

Nafta sot u lirua në bursat botërore për shkak rë druajtjes së investitorëve se pas marrëveshjes për programin bërthamor iranian, Irani do të fillojë me eksport të naftës që do të kontribuojë për rritje plotësuese të edhe ashtu rezervave të larta rekorde globale të energjensit....

Nafta e "lehtë" amerikane për dërgesë termike në maj në tregtimet e sotme elektronike në bursën e Nju-Jorkut u lirua për 35 centë në 51,79 dollarë për barel.

Ndërkohë, në Bursën në Londër çmimi i brentit të Detit Verior për dërgesë në maj u zvogëlua për 51 centë në 57,61 dollarë për barel.

Lirimi i sotëm pasoi pas rritjes së djeshme të çmimit të naftës amerikane për tre, ndërsa i "brentit" për 3,17 dollarë.

Analistët vlerësojnë se lirimi i naftës është meritë e druajtjes së investitorëve se marrëveshja e javës së kaluar midis Iranit dhe "gjashtëshes" ndërkombëtare për programin bërthamor iranian do të rezultojë me pezullim të sanksioneve perëndimore ndaj Teheranit, që do t'i mundësojë vendit të fillojë me eksport më të madh të naftës në tregun global, që do të kontribuojë për rritje të ofertës së energjensit.

"Shumë tregtarë prisnin që marrëveshja me Iranin të sjellë deri në mori të naftës iraniane në treg, por toni i SHBA-së thekson se heqja e sanksioneve do të zhvillohet ngadalë", konsideorn analisti i investimeve i kompanisë singaporiane "Filip Fjuçërs", Daniell Ang.

Irani disponon me rezerva të katërta të mëdha të naftës në botë, por për shkak të sanksioneve perëndimore eksporti i tij i energjensit nga 2,2 milionë barelë në ditë në vitin 2011, viteve të fundit sillet në rreth 1,3 milionë.