Botë
Siguria në Evropë, Guteres: Situata e sigurisë në Evropë, e ndërlikuar
28.03.2024 18:19
Lufta në Ukrainë, e sidomos sulmi terrorist në Moskë për të cilin grupi ekstremist ISIS...

Lufta në Ukrainë, e sidomos sulmi terrorist në Moskë për të cilin grupi ekstremist ISIS mori përgjegjësinë, ndezi alarmin e kuq të kontinentit të vjetër. Ata rritën masat e sigurisë në disa vende të bashkimit. Situata aktuale e sigurisë në Evropë është më e keqja që nga Lufta e Dytë Botërore, tha shefi i shërbimit sekret çek.
Sipas tij, ekspansionizmi rus dhe rikthimi i mundshëm i grupeve terroriste përbëjnë një kërcënim të madh për demokracitë evropiane. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore, Guterres, nga Brukseli tha se bota është në një periudhë të errët dhe roli i Evropës në skenën globale është më i rëndësishëm se kurrë më parë.
“Marrëdhëniet e tensionuara mes Rusisë dhe Perëndimit pas luftës në Ukrainë e ndërlikuan më tej situatën e sigurisë në Evropë. Dyshimet janë shtuar se orekset e Putinit nuk do të ndalen me Ukrainën”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i OKB-së,Antonio Guterres.
Putin: Asnjë pretendim ndaj vendeve të NATO-s
“Rusia nuk ka pretendime ndaj asnjë vendi të NATO-s dhe nuk do të sulmojë Poloninë, vendet baltike, as Republikën Çeke, por nëse Perëndimi furnizon Ukrainën me avionë luftarakë F-16, forcat ruse do t'i rrëzojnë ata. Këta avionë mund të mbajnë edhe armë bërthamore dhe nëse përdoren në aeroporte të vendeve të treta, ata do të bëhen një objektiv legjitim”, theksoi presidenti i Federatës Ruse,Vladimir Putin.
Në Evropë, me vëmendje të veçantë po ndiqen edhe zgjedhjet presidenciale në SHBA. Brukseli po punon për një plan rezervë, veçanërisht pas komenteve në fushatën parazgjedhore të kandidatit republikan presidencial Trump se NATO po humbet kuptimin e saj dhe se është e nevojshme të rimendohet thelbi i ekzistencës së Aleancës.
Gjatë presidencës së tij, Trump ka kërcënuar vazhdimisht se do të tërhiqet nga NATO.
FITORE DEMOLLI
