Maqedoni
Ligji për ekzekutimin e sanksioneve, kuvendi miratoi ndryshimet
28.03.2024 18:45
Kuvendi me 78vota ,,PRO” miratoi Propozim Ligjin për ndryshimin...

Kuvendi me 78vota ,,PRO” miratoi Propozim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve.
“Ligji ka për qëllim zgjidhjen e problemeve të sigurisë në institucionet ndëshkuese-korrektuese, krijimin e një mjedisi sigurie më të sigurt si në burgje, ashtu edhe siguri të përgjithshme në shtet, kryesisht nëpërmjet vendosjes së një baze ligjore dhe krijimit të njësive të inteligjencës së burgjeve dhe njësitë e ndërhyrjes, vendosjen e sistemit të video vëzhgimit dhe përdorimi i kamerave trupore në institucione, reduktimi i korrupsionit në institucionet ndëshkuese-korrektuese, zgjidhja e problemit të mbipopullimit, rregullimi dhe avancimi i tëdrejtave të marrëdhënies së punës të të gjitha kategorive të punonjësve në INK dhe SHNK.” – thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.
