Zgjedhjet Parlamentare, VMRO-DPMNE zyrtarizon bartësit e listave
Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së....

Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së miratoi listat e kandidatëve për deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në njësinë zgjedhore numër 1, bartës liste do të jetë kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ndërsa e dyta është Gordana Koçovska Dimitrievska.
Në njësinë zgjedhore numër 2 bartës është Vllado Misajllovski, ndërsa e dyta është Zhaklina Peshevska.
Në njësinë zgjedhore numër 3 bartës është deputeti Dragan Kovaçki, ndërsa i dyti është Nikolla Micevski.
Në njësinë zgjedhore numër 4 bartës është nënkryetari i partisë Aleksandar Nikolloski, ndërsa i dyti është Antonio Milloshoski.Në njësinë zgjedhore numër 5 sekretari i përgjithshëm i partisë Gjorgija Sajkoski ndërsa e dyta është Ollga Llozanovska.
Në njësinë zgjedhore numër 6 bartëse është deputetja Dafina Stojanovska, ndërsa i dyti është Aleksandar Veljanovski.
