SOS Fshati nis fushatën donatore "Nga zemra për zemrën"
"Bëhu kreativ dhe ndihmo" është mesazhi me të cilin ftohen të gjithë qytetarët që ta japin kontributin e tyre për dërgimin e fëmijëve nga SOS Fshati i Fëmijëve në pushim veror në kuadër të fushatës donatore "Nga zemra për zemrën"...

Fushata, e cila filloi sot, është në organizim të SOS Fshatit të Fëmijëve, “Shparkase Bank” dhe me mbështetjen mediale të “Media Print” Maqedoni.
“Fushata “Nga zemra për zemrën” dedikohet për 35 deri në 40 fëmijë të cilët do të kishin mundësi të shkonin për pushime jashtë vendit, përkatësisht në kampin për pushime për fëmijët pa prindër dhe fëmijët në rrezik social. Pushimi atje është pa pagesë, por që të arrihet deri atje bëhen disa shpenzime. Me qëllim që fëmijët të mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi, që ta vizitojnë këtë kamp që ndodhet në Itali, në afërsi të lumit Garda, shpresojmë se me këtë fushatë do të krijohet kjo mundësi”- deklaroi Xhulijana Nakova-Gapo nga SOS Fshati i Fëmijëve.
Në periudhën prej 7 prillit deri më 15 maj të këtij viti, fëmijët kanë mundësi të dërgojnë vizatimin e tyre, tregime të shkurtra ose vepra tjera kreative në ¬postën elektronike: [email protected].
Veprat e dërguara do të postohen në ¬faqen e Facebook-ut të fushatës, ndërsa një pjesë edhe në revistat mujore për fëmijë. Në qershor 100 vepra kreative do të publikohen në një libër me titull "Nga zemra për zemrën", nga shitja e të cilit të gjitha mjetet do të donohen në SOS Fshatin e fëmijëve.
Njëherit, për tre veprat më të mira janë paraparë dhurata. Po ashtu edhe qytetarët mund të mbështesin këtë fushatë, duke donuar në llogarinë e posaçme të transaksionit të SOS Fshatit të Fëmijëve në “Shparkase Bank”, apo duke thirrur në numrin e telefonit 143- 456 në të gjithë operatorët celularë, ku me një thirrje do të mund të donohen 100 denarë. (Gyltene Sinani, TVM2)
