Maqedoni

Aksident trafiku në Kërçovë, katër persona kanë humbur jetën

29.03.2024 15:27

Në një aksident trafiku që ndodhi aty rreth orës 04:50 të mëngjesit të sotëm...

Në një aksident trafiku që ndodhi aty rreth orës 04:50 të mëngjesit të sotëm në rrugën magjistrale Kërçovë - Gostivar, kanë humbur jetën 4 persona ndërsa tre të tjerët kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe ndodhen në qendrrën klike të Shkupit. 
 
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të pompës së benzinës Makpetrol në Kërçovë ku në gjatë përplasjes së veturës “Peugeot” me targa të Kërçovës i drejtuar nga S.I. (19) nga Kërçova dhe automjeti “Golf” poashtu me targa të Kërçovës, i drejtuar nga personi K.E.(32) nga fshati Trapçin Doll i Kërçovës.
 
“Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit shoferi K.E. dhe shoqëruesi i tij A.S.(20 vjeçar) nga fshati Trapçin Doll, ndërsa shoferi i makinës tjetër S.I. poashtu nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndëruar jetë gjatë rrugës për në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup, thuhet në kumtesën e Sektorit të Punëve të Brendshme në Ohër”, u shpreh zëdhënësi i SPB - OHËR, Stefan Dimovski.
 
Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar edhe  udhëtarët e automjetit Pezho, 19-vjeçari TS. nga Kërçova, V.P.(21) vjeç nga fshati Podviz i Kërçovës, P.K.(21) dhe një i mitur gjithashtu nga Kërçova. Ekipet policore kanë dale menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë zhvilluar provedurat e nevojshme inspektuese,  ndërsa trupat e të ndjerëve janë dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore.
 
SHABANI DALIPI