City humb gjasat për titull
07.04.2015 14:24
Manchester City ka humbur nga Crystal Palace dhe ka humbur gjasat për të mbrojtur titullin në Premierligë....

Kampioni i Anglisë, Manchester City përfundimisht është jashtë garës për titull, pasi është mposhtur në udhëtim nga Crystal Palace me rezultat 2:1.
Kjo humbje njëherit ishte humbja e tretë më radhë, gjë që nuk kishte ndodhur që tri vite.
Murray 34’ dhe Puncheon 48’ shënuan dy golat për Palace, ndërsa golin e vetëm për Cityn e realizoi Yaya Toure në minutën e 78’.
Pas kësaj humbje City mbetet në vendin e katërt me 62 pikë, 8 më pak se sa Chelsea në vendin e parë, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe 2 pikë më pak se Arsenali e 1 më pak se rivali i qytetit Unitedi.
