Botë

Partitë në Kosovë pajtohen për zgjedhje, nuk pajtohen për atë se kush ti kërkojë ato

29.03.2024 17:17

Megjith gadishmërinë e kryemisnitrit Kurti që me iniciativë të opozitës Kosova...

Megjith gadishmërinë e kryemisnitrit Kurti që me iniciativë të opozitës Kosova të shkojë në zgjehdje deri më tani nuk është zhvilluar ndonjë takim në mes partive politike për të diskutuar për datën e mundshme të zgjedhjeve, ka deklaruar kryeparlamentari Glauk Konjufca.
 
Ai njëherit ka sqaruar se shumica parlamentare nuk dëshiron që Kosova të shkojë në zgjedhje me anë të dorëheqjes së Qeverisë, por pret që kjo çështje të ngritet nga opozita.
 
Ky është një rast i rrallë ku të gjitha partitë pajtohen që të shkojnë në zgjedhje por nuk po arrin që kjo gjë të bëhet. Nuk po duket që është punë e frikës, por mungon vullneti i mazhorancës që kjo të ndodhë përmes një dorëheqje të Qeverisë, sepse nuk ka një arsye që të japë dorëheqje Qeveria. Qeveritë japin dorëheqje vetëm kur diçka nuk është duke funksionuar”, u shpreh kryeparlamentari Glauk Konjufca.
 
Sa i përket opozitës PDK preferon nëntë qershorin për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa LDK dhe AAK shprehen pro zgjedhjeve pa folur për date konkrete.    
 
“Shpërndarja e kuvendit kërkon dy të tretat. Në këtër ast nëse ka vërtetë vullnet nga LVV dhe partnered e kualicionit dhe PDK i kanë dy të tretat, po ne preferojmë që ky të jetë një bashkëpunim më i gjërë edhe me LDK-në edhe me AAK-në që 9 qershori të jetë një date që të dakordohemi të gjitha grupet parlamentare”, theksoi deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri.  
 
“A do të jetë 8 qershori apo para 8 qershorit sësht e rëndësishme, por zgjehdjet do të jenë maksimalisht për 10 muaj por jo kur ka qejf Albini, por kur ka nevojë Kosova , e Kosova ka nevojë sa më shpejtë e Albini po don me tërheqë vëmendjen prej problemeve që ka bërë”, u shpreh deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri. 
 
“Ne jemi për të shkuar në zgejhdje sa më shpejtë që të jetë e mundur por ne mendojmë se kjo qeveri duhet me u shkarku. ne kemi qenë të parët që kemi menduar shkarkimin e kësaj qeverie, ose duhet dhënë dorëheqje”, theksoi deputeti i LDK-së, Arben Gashi. 
 
Nga Vetëvendosje thonë se nëse opozita dëshiron të shkohet në zgejdhje nevoitet dialog për atë se pse duhet shkuar në zgjedhje dhe paraprakisht të caktohen pikat prioritare nga agjenda e qeverisë që duhet miratuar paraprakisht.  
 
GYLTENE SINANI