Spanjë, të paktën 4 persona të vdekur nga një stuhi
Të paktën katër persona janë konfirmuar të vdekur në Asturias dhe Tarragona pasi stuhia Nelson...

Të paktën katër persona janë konfirmuar të vdekur në Asturias dhe Tarragona pasi stuhia Nelson ka goditur brigjet e Spanjës me dallgë të mëdha të shoqëruara me erëra të forta. Një 16-vjeçar dhe një i rrituri cili u përpoq ta shpëtonte atë u mbytën në Tarragona, ndërsa viktima në Asturias vdiç pasi u morr nga velët në det, që mediat locale e kanë përshkruar si turist.
Paralajmërimet u lëshuan në disa zona pasi zonat bregdetare u konsideruan të rrezikshme. Drejtoria e Përgjithshme për Emergjencat lëshoi një alarm të enjten vonë për zonat përreth La Palma, Tenerife, Fuerteventura dhe Lanzarote, të gjitha destinacionet e njohura për pushuesit që frekuentojnë gjatë sezonit të festave të Pashkëve.
Mediat lokale raportuan se priten dallgë nga katër deri në gjashtë metra.
Stuhia Nelson preku Spanjën që nga mesi i javës, duke sjellë shi të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe rreshje bore në pjesë të Mbretërisë së Bashkuar. Skocia, Uellsi, Irlanda Veriore dhe Anglia jugperëndimore u gjthashtu u prekën nga stuhia.
