Botë

Ukrainë, sulmet Ruse në infrastrukturën energjetike

29.03.2024 18:09

Brenda natës, Rusia kreu një tjetër sulm të madh me dron në infrastrukturën energjetike...

Brenda natës, Rusia kreu një tjetër sulm të madh me dron në infrastrukturën energjetike në të gjithë Ukrainën, pretendon ministri ukrainas i energjisë. Rrezik ajri është shpallur në të gjithë territorin e vendit.
 
Kievi tha se Moska lëshoi 26 raketa dhe 58 dronë, me mbrojtjen ajrore që kapte shumicën e objektivave. Për shkak të sulmit, Polonia ngriti aviacionin e saj dhe aleatëve. Më parë, presidenti ukrainas Zelensky paralajmëroi se një ofensivë e madhe ruse do të fillojënë fund të majit ose në qershor dhe se Ukraina nuk është e gatshme për këtë.
 
Ndihma amerikane prej 60 milion dollarëve është bllokuar në Kongresin amerikan gjatë vitit të kaluar nga republikanët, ndërsa Zelenski kërkon të zhbllokohet ndihma. Vladimir Putin nukkonfimron se po bëhet gati për ofanzivë por mohoi akuzat se Rusia do të hap luftë kundër Evropës.