Maqedoni
Parashikimi i motit
30.03.2024 11:33
Kjo e shtunë do të jetë me mot të kthjellët, me temperatura të cilat do të shkojnë deri në 27 gradë Celsius...

E gjithë dita do të jetë nën mbizotërimin e diellit me mot të ngrohtë dhe me erë të dobët jugore për ditën e parë të fundjavës.
Temperaturat minimale do të jenë mbi zero dhe do të lëvizin nga 3 deri në 9°C, ndërsa temperaturat maksimale do levizin prej 21 deri në 27°C.
Në Shkup moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët nga jugu. Temperaturat do të lëvizin nga 7 deri në 26°C.
Edhe në ditët në vijim do vazhdon periudha e motit me diell dhe të ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Nga e marta do të ketë një rritje të caktuar të vranësirave me rënie të lehtë të temperaturës ditore.
