Maqedoni

Shkup, sanksionohen 142 shoferë

30.03.2024 11:55

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit...

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit ku në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 142 masa.
 
25 sanksione janë shqiptuar për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 15 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, shtatë sanksione për kalim të sinjalistikës së mbyllur – semafor të kuq, gjashtë masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit...
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.