Botë
Ndihma e premtuar ushtarake për Ukrainën, Zelenski: Nëse nuk e marrim duhet të tërhiqemi
30.03.2024 13:37
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski thotë se nëse Ukraina nuk merr ndihmën e premtuar ushtarake nga SHBA....

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski thotë se nëse Ukraina nuk merr ndihmën e premtuar ushtarake nga SHBA, forcat e saj do të duhet të tërhiqen “me hapa të vegjël”. Në intervistë, në një intervistë për “Washington Post” ai, thotë vonesa e Kongresit në miratimin e paketës së ndihmës ushtarake prej 60 miliardë dollarësh po i kushton shumë shtrenjtë Ukrainës. Ndërsa, në fjalimin drejtuar kombit, ai informoi se po bëhen përpjekje të forta diplomatike për të bindur aleatët që të rrisin furnizimin me sisteme të mbrojtjes ajrore.
“Objektivi kryesor i armikut është infrastruktura jonë energjetike, pjesë të ndryshme të sistemit tonë energjetik. Sulmet e qëllimshme ruse kanë për qëllim energjia nga hidrocentralet.”, tha presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski.
Ndërsa për Ukrainën po përgatitet një konferencë paqeje në Zvicër nga Kremlini thon se Rusia nuk ka ndërmend të marrë pjesë në negociata të tilla.
“Rusia nuk ka ndërmend të marrë pjesë në një konferencë të tillë. “Formula e Zelenskit nuk është gjë tjetër veçse alkimi.”, thotë Maria Zakharova, zëdhënëse e Kremlinit.
Presidenti rus Putin nuk dëshiron të negociojë, vlerson edhe ministrja e jashtëme gjermane Berbock. Ajo shtoi se pret përshkallëzim të mëtejshëm të luftës në Ukrainë. Berbok paralajmëron se nëse Rusia mposht Ukrainën, siguria e Evropës dhe rendi ndërkombëtar do të kërcënohen.
“Putin më se qartë e bën të ditur se ai është larg argumenteve racionale dhe vlerave të njerëzimit. Dhe sigurisht që nuk dëshiron të negociojë.”, tha ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbock.
Në terren luftimet po intensifikohen. Rusia me sulme të reja në infrastrukturën energjetike në rajonet jugore dhe juglindore të Ukrainës. Ndërkohë mbrojtja ajrore e Kievit rrëzoi dhjetëra dronë rusë mbi Kherson, Dnepo-Petrovsk dhe Poltava. Në sulmet ruse në Odessa, ka të vdekur dhe të plagosur.
VLORA LATIFI TOPOJANI
