Ekonomi
Programet zgjedhore të partive politike, OEM, OEMVP: Më shumë zgjidhje për zhvillim ekonomik
30.03.2024 17:24
Në prag të fillimit të zgjedhjeve shumë subjekte politike pjesemarrëse në zgjedhje...

Në prag të fillimit të zgjedhjeve shumë subjekte politike pjesemarrëse në zgjedhje kanv realizuar takime me krerët e odave Ekonomike të vendit, në drejtim të konsolidimit të platformave ekonomike të tyre zgjedhore, me kërkesat e cilat burojnë nga vetë Odat ekonomike të vendit. Sipas OEMVP-së, dhe OEM-së, vetëm dialogu është çelesi i vetëm i suksesit. Kreu i OEMVP-së Mendu Qyra thotë se është e nevojshme që idetë e bizneseve të vendit për përmiresimin e infrastrukturës të jenë të përfshira në programet e partive, dhe se takimet e tilla kësaj rradhe të japin rezulatin e duhur.
“Nuk është hera e parë që para zgjedhjeve të kemi takime, por nga kërkesat tona shmë pak janë realizuar. Nga te gjitha forcat politike është premtuar se kësaj rradhe do të realizojnë dicka më shumë. Koalicioni i ardhëshëm të pranojë propozimin tonë që për herë të parë të bëhet paga minimale 30 mijë denar dhe kontributet të ulen në 32 përqind, administrata të bëhet më efikase dhe të bëhet barazimi regjional.”, tha Mendy Qyra, kryetar i OEMVP-së.
Branko Azeski nga Oda Ekonomike e Maqedonise ka kerkuar qe ti jepet fund luftes ndaj krimit dhe korrupcionit, ti kushtohet vemendje se harxhimit të arkës së shtetit, por dhe të përpilohet një plan 10 vjeçar per prioritetet ekonomike.
“Është e nevojshme që të bashkohemi në mendimin se biznesi duhet të jetë prioritet pasi që të gjithë do të fitojnë, qytetarët kompanitë dhe vetë shteti. Duhet të përkrahen programet për investime kapitale dhe insititucioent e jashtme financiare. Duhet të ketë dialog që të bëjmë gjëra të mira qeveria domosdoshmërisht duhet të jetë parneri jonë.”, tha Branko Azeski, kryetar i OEM-së.
Shtyllat kryesore të planit për të ardhmen evropiane të vendit në programim ekonomik të LSDM-së janë paga evropaine, jetë e dinjitetshme për pensionistët, përkrahje për rininë, ekonomi e fuqishme vendore, infrastrukture të fuqishme, rrymë më të lire dhe më shumë fonde për një Maqedoni evroipaine. Nga na tjetër programi ekonomik i VMRO-DPMNE-së, në fokus do të ketë investimet kapitale, politikën e taksave të ulëta, luftimin e ekonomisë së zezë, uljen e shkallës së papunësisë në 7.5%. si dhe në krijimin e parakushteve për rritje ekonomike. Tek partitë politike shqiptare akoma nuk kanë përfunduar përgatitjet e thekseve që do të përfshijnë programi për zhvillim ekonomik.
GAMEND REXHEPI
