Botë
Kurti: Adresa e akuzave për krimet është Beogradi
31.03.2024 16:16
Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se adresa e parë e akuzave për krimet në Kosovë...

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se adresa e parë e akuzave për krimet në Kosovë, bashkë me kriminelet e luftës është Beogradi zyrtar që ende strehon dhe mbron kriminelët e luftës dhe nuk bashkëpunon me drejtësinë për të gjitha krimet dhe masakrat që kanë ndodhur në Kosovë. Këtë deklarim Kurti i bëri në tubimin e përkujtimit të masakrës në Pastasel të Rahovecit.
Ai tha se gjeografia e masakrave në Kosovë është shumë e shtirë anë e kënd vendit kurse historia e tyre ne thelb është e njëjtë sepse qëllimet dhe kryerësit e masakrave ishin të njëjtë. Kryeministri theksoi se si qeveri e Republikës së Kosovës zotohen për drejtësi dhe progres. Ai shtoi se Prokuroria në Kosovë duhet që dëshmitë e dëshmitarëve ti kthej në aktakuza.
“10 dëshmitarë të Pastaselit kanë dëshmuar, janë intervistuar dhe më pastaj ato janë shndërruar në një raport informues të policisë së Kosovës që i ka shkuar prokurorisë, ne kemi shprehur gatishmërinë tonë të plotë me krejt çka mundemi e dimë që të jemi në shërbim të prokurorisë, mirëpo jemi në pritje që ky raport informues të shndërrohet në akuzë e aktakuzë për kriminelët ekzekutor dhe urdhërdhënës”, tha kryeministri.
