Maqedoni
Fronti Evropian konfirmon emrat e kandidatëve
31.03.2024 17:28
Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim mbajti mbledhjen e gjashtë në të cilën u diskutua mbi Frontin Europian...

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim mbajti mbledhjen e gjashtë në të cilën u diskutua mbi Frontin Europian, zgjedhjet presidenciale si dhe u përcaktuan listat e kandidateve për deputet. Sipas zëdhënsit të BDI-së, Arbër Ademit të gjithë njëzëri mbështetin formimin e Frontit Europian dhe kandidaturën e përbashkët për president të Bujar Osmanit, dhe bartësve të listave për deputet që sipas Ademit këto zgjedhje do të kemi kandidat për deputet në të gjitha zonat zgjedhore.
“Po fillojm nga zonën gjashtë aty do të jetë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. Në zonën pestë do të jetë kryetari i ASH-ës, Ziadin Sela. Në zoën një do të jete Blerim Bexheti.Në zonë dy do të jete Sadulla Duraku. Në zonën tre Sulejman Baki. Në zoën katër Enver Uesini nga Partia Demokratike Turke. Pra në të gjitha zonat, për herë të parë do të garojm përfshir kësaj rradhe edhe zonën katërt.”, tha zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi.
Koalicioni VLEN, pritet zyrtarizimi i kandidatëve
Ndërkohë, koalicioni VLEN edhe pse nuk e ka bërë ende zyrtare bartësit e listave në njësit zgjedhor, ajo që dihet jo zyrtarisht është se në zonën e parë kundër Blerim Bexhetit të koalicionit Fronti Europian do të jetë Izet Mexhit. Në zonën e dytë zgjedhore kundër Sadulla Durakut, do të jetë kryetari i Altrenativës Afrim Gashi. Në zonën e tret flitet për disa emra. Ndërsa në zonë e katërt koalicion VLEN nuk do të ketë kandidat. Kurse në zonën e pestë zgjedhore nga VLEN do të jete Sali Sulejman, kundër Ziadin Selës të Fronti Europian. Ndërsa gara më e nxehet pritet të jetë në zonën e gjashtë zgjedhore ku do të përballet kreu i BDI-së Ali Ahmeti me kreun aktual të Tetovës dhe një herit kryetarin e Besës Bilall Kasamin. Ndërkohë koalicioni VLEN ka edhe kandidatin e tyre për president që është Arben Taravari.
VISAR SADIKI
