Ukrainë, Poroshenko: pro referendumit për decentralizim
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, është shprehur pro një referendumi drejt një shteti më të decentralizuar...

Kjo do të thotë më tepër hapësira për vetëqeverisje për rajonet e filo-rusëve në lindje të vendit.
Sondazhet e opinionit tregojnë se gati 90% e ukrainasve do të votojnë për të mbajtur modelin e “shtetit unitar”, por kjo me shumë gjasë do të sjellë reagime nga rebelët pro-rusë në lindje, të cilët kërkojnë autonominë e tyre.
Megjithatë, kreu i Kievit, i cili e ngriti këtë diskutim në takimin e parë të reformës kushtetuese, u shpreh i gatshëm për të nisur referendumin.
Miratimi i një kushtetute të re deri në fund të 2015 është një nga pikat e planit të paqes, të nënshkruar në Minsk, me ndërmjetësinë e Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Ukrainës.
