Maqedoni
Mbahen zgjedhjet lokale në Turqi, mbi 61 milionë qytetarë me të drejtë vote
31.03.2024 12:06
Në Turqi mbahen zgjedhjet lokale këtë të diel, ku pritet të votojnë mbi 61 milionë qytetarë...

Në Turqi mbahen zgjedhjet lokale këtë të diel, ku pritet të votojnë mbi 61 milionë qytetarë në 81 provincat e vendit. Në garë janë kandidatë nga 34 parti politike, ndërsa në mbarë vendin janë vendosur më shumë se 206.000 qendra votimi.
Krahas krerëve të 81 provincave, do të zgjidhen 973 kryetarë të rretheve dhe 390 kryetarë bashkie së bashku me 50.336 muhtarë, si dhe anëtarët e asambleve të përgjithshme provinciale dhe të këshillave bashkiakë.
