Botë

Zelensky: Ukraina do të “rezistojë” pas sulmeve të reja ruse

31.03.2024 18:18

Ukraina është përballur edhe me një natë të bombardimeve ruse, me dronë dhe raketa që goditën caqet civile në jug...

Ukraina është përballur edhe me një natë të bombardimeve ruse, me dronë dhe raketa që goditën caqet civile në jug dhe perëndim të shtetit, tha ushtria e Kievit, përderisa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u zotua se shteti i tij do të “rezistojë”, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ruse.
 
Rusia së fundi ka intensifikuar sulmet e saj ndaj instilacioneve ukrainase të energjisë, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke rritur frikën në Ukrainë se do të përsëritet situata e dimrit 2022-2023, kur shteti u përball me reduktime të mëdha të rrymës për shkak të sulmeve të Rusisë ndaj infrastrukturës së energjisë.