Botë

Izraeli sulmon ambientet në Gaza të vrarë dhe të plagosur nga sulmet

31.03.2024 18:39

Të paktën 4 palestinezë u vranë dhe 16 u plagosën të dielën në një sulm ajror izraelit në një tendë...

Të paktën 4 palestinezë u vranë dhe 16 u plagosën të dielën në një sulm ajror izraelit në një tendë për personat e zhvendosur në një spital në Gaza, sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve Wafa. Në mesin e të lëndurve ishin edhe disa gazetarë, sulm i cili goditi një tendë në oborrin e Spitalit të Martirëve Al-Aksa në qytetin qendror të Gazës, Deir al-Balah, tha Wafa, duke cituar burime mjekësore.
 
“Pushtimi izraelit kreu një masakër të re brenda një spitali që ofron shërbime mjekësore për njerëzit e zhvendosur dhe qytetarët,” tha në një deklaratë zyra e mediave të qeverisë së Gazës, duke iu referuar disa sulmeve izraelite gjatë muajve të fundit që goditën spitalet.