Boston Celtics i kthehet fitoreve në NBA

31.03.2024 18:36

Pas dy humbjeve ndaj Atlanta Hawks, Boston Celtics u rikuperuan me një fitore ndaj New Orleans Pelicans....

Pas dy humbjeve ndaj Atlanta Hawks, Boston Celtics u rikuperuan me një fitore ndaj New Orleans Pelicans. Skuadra më e mirë në ligë fitoi jashtë shtëpisë me 104:92 dhe kështu ndaloi serinë e parë prej tri humbjeve radhazi këtë sezon. Bostoni kryesohej nga Jayson Tatum me 23 pikë e nëntë kërcime dhe Kristaps Porzingis me 19 pikë e dhjetë kërcime. Për Pelicans, Zion Williamson shënoi 25 pikë me nëntë kërcime.
 
Hawks mposhtën Boston Celtics dy herë në katër ditë, por ata nuk ishin në gjendje të fitonin Miluokin. Bucks fitoi 122:113 falë paraqitjes së shkëlqyer të Giannis Antetokounmpo, qw regjistroi 36 pikë, 16 kërcime dhe tetë asistime.
 
Orlando Magic nuk pati asnjë problem ndaj Memphis, pasi shënuan një fitore shumë bindëse 118:88. Wendell Carter, Jalen Suggs dhe Cole Anthony shënuan secili nga 15 pikë për fituesit.