Collins befason dhe fiton mastersin e femrave në Miami
31.03.2024 18:37
Amerikania Danielle Collins triumfoi në turneun mastersin e Majamit për femra...
Amerikania Danielle Collins triumfoi në turneun mastersin e Majamit për femra, titulli i saj i parë WTA 1,000 në karrierë, duke mposhtur në finale 7:5, 6:3, favorite e katërt Elena Rybakina nga Kazakistani. Për Collins, 30 vje are, e cila planifikon të tërhiqet në fund të vitit 2024, ishte titulli i tretë i përgjithshëm i në karrierën e saj, ndërsa i pari që nga viti 2021.
Duke mposhtur Rybakinën, kampionen e Wimbledonit vitin 2022, Collins, nga vendi i 53-të në WTA ranglistën, nesër do të kaloj në pozitën e 22-të. Ajo u bë kampionia e dytë e pavendosur në mesin e bartëseve të Majamit për femra, pas belges Kim Clijsters që kishte triumfuar vitin 2005. Nga ana tjetër, Rybakina humbi në finalen e Majamit për të dytin vit radhazi. Vitin e kaluar ajo u mposht nga Petra Kvitova.