Botë

Kosova shënon 7-vjetorin e nënshkrimit të Kushtetutës

07.04.2015 16:02

Institucionet e Kosovës kanë shënuar sot shtatëvjetorin e nënshkrimit të Kushtetuës së Republikës...

Akti më i lartë juridik është nënshkruar më 9 prill të vitit 2008.
 
Presidentja Atifete Jahjaga e ka vlerësuar këtë si njërën ndër ditët më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës.
 
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës u aprovua si domosdoshmëri e kohës që do ta mundësonte krijimin e Kosovës së pavarur, por edhe si akt i cili ngërthen tërë sakrificën dhe angazhimin e gjeneratave të tëra, që punuan e u flijuan që ne – të gjithë ne - të frymojmë të lirë, që të jemi zot të vetvetes”, ka thënë Jahjaga.
 
Sipas saj, qytetarët duhet të jenë krenarë që kanë një Kushtetutë, e cila “shtrin sundimin e ligjit në tërë territorin e Kosovës”.
 
Kryeministri Isa Musatafa ka thënë, në anën tjetër, se Kushtetuta është një sublimim i heroizmit dhe mosnënshrtimit që ka treguar populli kosovar për vite dhe shekuj.