Çairi 2030 në plej of, sigurohet pozita e katërt në kampionat

31.03.2024 18:39

Me fitoren bindëse 98-74 kundër Ohrit, e që ishte e 15-ta në 22 ndeshje, ekipi i Çairit 2030...

Me fitoren bindëse 98-74 kundër Ohrit, e që ishte e 15-ta në 22 ndeshje, ekipi i Çairit 2030, sezonin e rregullt e mbylli në pozitën e katërt të shkëlqyeshme, menjëherë pas MZT Skopjes, Rabotnickit dhe Pelisterit. Duke u futur në fazën e plejofit nga vendi I katërt, basketbollistët e Erhan Ramadanit, në cerekfinale do të takohen me TFT Skopjen dhe në serinë ku fituesit do ti nevojiten dy triumfe, Çairi do të ketë edhe përparsinë e parketit nikoqir. 
 
Sa i përket ndeshjes kundër Ohrit, një çerek i fortë, i dyti, të cilin e fituan bindshëm (23:11), u mjaftoi atyre për të thyer rezistencën e skuadrës mysafire. Më pas, epërsia u rrit gjithnjë e më shumë, për të qenë ajo përfundimtarja prej plus 24, për fitore të 15-të sezonale. Pesë lojtarë vendas kishin dhjetë ose më shumë pikë. Galloëay shënoi 19, Robbie shtoi një më pak, ndërsa Nedim Mustafica regjistroi një tjetër efekt double-double prej 15 pikësh dhe 10 kërcimesh. 
 
Ndeshjet e para të plejofit do të zhvillohen fundjavën e ardhshme, kur edhe Çairi 2030 do të debutoj në këtë fazë dhe në parket nikoqir, në palestrën “Shaban Tërstena” do të pret skuadrën e TFT Skopjes.