Maqedoni
Jetësohet marrëveshja për punësimin e veteranëve të UÇK-së
07.04.2015 16:18
Ka filluar jetësimi i marrëveshjes mes BDI-së, të përfaqësuar nga zëvendëskryeministri, Musa Xhaferi, dhe veteranëve të UÇK-së për punësimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së...

Sipas kësaj marrëveshje, tashmë një numër i konsiderueshëm u janë gëzuar vendeve të punës në institucione të ndryshme shtetërore.
Ndërkohë që në Spitalin e Kumanovës janë punësuar 13 veteranë të UÇK-së, kurse në Postën e Kumanovës 15.
Këtë na e pohuan edhe drejtori i Spitalit të Kumanovës, Arif Latifi, dhe përfaqësuesi i veteranëve, Fejzulla Arifi.
Ndryshe, Fejzulla Arifi paralajmëroi se kjo është vetëm nisma e punësimit të veteranëve të UÇK-së, pasi që, sipas planit, do të punësohen të gjithë veteranët e UÇK-së, jo vetëm ata që janë në listën prej 120 vetash, por edhe veteranët që nuk figurojnë në këtë listë.
NEXHAT AQIFI
