Botë
Protesta antiqeveritare në Izrael, opozita kërkon dorëheqjen e Netanjahut
01.04.2024 10:44
Protestat antiqeveritare filluan në Jerusalem, dhe siç ishte paralajmëruar, do të zgjasin katër ditë....

Protestat antiqeveritare filluan në Jerusalem, dhe siç ishte paralajmëruar, do të zgjasin katër ditë. Demonstruesit ngritën tenda dhe kërkojnë dorëheqjen e Netanjahut dhe shpalljen e zgjedhjeve. Opozita pretendon se protestat janë shpëtimi i vetëm për Izraelin.
“Ne do të bllokojmë parlamentin izraelit. Më 7 tetor vdiqën shumë njerëz dhe nuk na ndihmonin dot dhe që nga 8 tetori na lënë pas dore.”, tha një protestues.
“Ata miratuan një buxhet të dobët duke mos konsideruar faktin se ende në jemi në luftë dhe ka kaq shumë njerëz që janë ende të zhvendosur.”, theksoi një protestues.
Ndërkohë Uashingtoni dhe Tel Avivi po diskutojnë sot në një takim virtual planet e forcave izraelite për ofensivën në Rafah. Mbrojtja izraelite është gati për një operacion në qytet përgjatë kufirit me Egjiptin. Forcat izraelite thonë se po evakuojnë civilët nga zona e operacionit dhe njoftojnë një përballje me brigadat e Hamasit. Komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, po kërkon që Izraeli të gjejë alternativa ndaj operacionit të planifikuar tokësor në Gazë, nga frika e një fatkeqësie humanitare edhe më të madhe.
