Botë
Gjermania liberalizon tregun e kanabisit, opozita gjermane kërkon shfuqizimin e ligjit
01.04.2024 11:38
Gjermania po liberalizon tregun e kanabisit nga sot....

Gjermania po liberalizon tregun e kanabisit nga sot. Bëhet e ligjshme marrja e deri në 25 gram marihuanë në ditë ose maksimumi 50 gram në muaj për përdorim personal përmes shoqatave të rregulluara, si dhe rritja e tre bimëve në shtëpi.
Për personat nën 21 vjeç, sasia është e kufizuar në 30 gram. Nga 1 korriku, banorët e Gjermanisë mbi moshën 18 vjeç do të mund të anëtarësohen në "klubet e kanabisit" - organizata jofitimprurëse me deri në 500 anëtarë. Opozita gjermane kërkon shfuqizimin e ligjit.
