Florian Marku pëson humbjen e parë në karrierë
01.04.2024 12:54
Boksieri shqiptar Florian Marku ka sfiduar mbrëmjen e djeshme në “O2 Arena” të Londrës britanikun Kris Kongo....

Boksieri shqiptar Florian Marku ka sfiduar mbrëmjen e djeshme në “O2 Arena” të Londrës britanikun Kris Kongo. Ndeshja ishte e luftuar dhe zgjati 10 raunde, por pas vendimit unanim të gjyqtarëve ishte Kongo, ai që u shpall me pikë (96-94, 96-93, 98-92) fituesi i takimit. Kjo ishte humbja e parë në karrierë për boksierin shqiptar, Florjan Marku (deri dje kishte 13 fitore dhe në barazim).