LPFM, Makedonija Gj.P befasia e javës

01.04.2024 13:05

Java e 25-të e Ligës së Parë futbllistike të Maqedonisë, që u zhvillua pas pushimit dy javorë...

Java e 25-të e Ligës së Parë futbllistike të Maqedonisë, që u zhvillua pas pushimit dy javorë për shkak të ndeshjeve kontrolluese të ekipit përfaqësues, u mbyll dje me tre duele interesante, ku Gostivari që ishte ekip i pathyeshëm deri tani, pësoi një disfatë të rëndë 1-4 përballë Makedonija Gj.P, ndërsa vetë shkupjanët mund të thuhet se janë “ringjallur” e po shkaktojnë befasi në rezultate, këtë herë duke mundur vendin e gjashtë në renditje. Në kohë të njëjtë skuadra nga paralagja e Shkupit, i dha fund serisë pozitive të Gostivarit prej 17 ndeshjeve pa humbje. Makedonija Gj.P ishte skuadra e fundit e cila kishte mundur gostivarasit edhe atë me 17 shtator të vitit të kaluar. “Luanët” në këtë sezonë për herë të parë ka shënuar dy fitore radhazi dhe me këtë kanë braktisur pozitën e fundit në renditje. 
 
Skuadra e Shkëndijës së Tetovës, pa kurfarë probleme me rezultatin identic 4:1 e mundi Bregallnicën e Shtipit. Për “kuq e zinjtë” ishte kjo fitorja e 13-të sezonale, e cila ende matematikisht e mban në garë për titullin e kampionit  pasi ka 6 pikë më pak se kampioni Struga Trim Lum. Këta në derbin e liqenit të Ohrit, me 3;1 e mundi Voska Sport. Skuadra debutuese në elitën e futbolit vendor për momentin me 27 pikë e ndajnë pozitën e 8 dhe të nëntë me Rabotniçkin. Po ashtu edhe Shkupi, nuk dorëzohet në garën për titullin e kampionët. Këta një ditëmë parë praj të shtunën në derbin e madh të futbollit vendor të shtunën me rezultatin 3:0 e mundi Vardarin. Shkupi ka 3 pikë më pak se kampionët në fuqi Struga Trim Lum, ndërsa Vardari në pjesën e poshte të renditjes mban pozitën e 10-të, e cila në fund të sezoit I garanton një ndeshje plus për mbetje në elitën e futbollit vendor. Skuadra e Bregallnicës e cila në javën e 26 në terren vendas do të përballet me Shkupin, renditjen  e skuadrave më të mira vendore e shef nga pozita e fundit ku ka 22 pikë ose dy më pak se Makedonija Gj.P e katër më pak se Vardari. (Gazetar Safet Ademi)