ATP Tour, Sinner triumfoi në miami

01.04.2024 13:08

Tenisti italian Jannik Sinner, ka dalë fitues i ATP turneut Masters 1000 pikësh në Miami...

Tenisti italian Jannik Sinner, ka dalë fitues i ATP turneut Masters 1000 pikësh në Miami, pasi në finale me 2:0 (6-3, 6-1) në seta e mundi bullgarin Grigor Dimitrov. Italiani I ri dominoi këtë përballje me Dimitrov, të cilin e mundi vetëm pas 70 minutave lojë. Tensiti bullgar qëndroi vetëm deri në rezultatin 2:2 në setin e parë dhe në vazhdim të lojës ia doli të fitojë vetëm dy gema. Për Sinnerin ishte kjo finalja e tretë në Miami por trofei  parë i fituar në këtë turne.
 
Ndryshe ishte kjo finalja e tij e 17 në akrierë ku fitoi 13 trofe, ndërsa Dimitrov, mbeti në nëntë trofe të fituara  nga 20 finale të luajtura. Po ashtu kjo ishte përballja e katërt mes këtyre dy tesnistëve ku italiani ka tri fitore. Fituesi I Australian Open, Janik Sinner gjat këtij viti ka luajtur 23 takime dhe në vetëm një prej tyre ka humbur, ashtu që prejsot në renditjen e ATP do të jetë në pozitën e dytë pas Novak Gjokoviq. Kjo ëhstë renditja më e mirë e italianit 22 vjeçar. Sa i përket kësaj renditje tenisti serb me 9.725 pikë, sot e  ka nisur javën e 419-të në krye të ATP renditjes ose plotë tetë vite Gjokoviq kryeson renditjen e tensitëve më të mirë në botë. (Gazetar Safet Ademi)