NBA, Lebron theu rekordin e Xhordanit dhe paralajmëroi pensionimin
01.04.2024 13:12
Basketbollisti i LA Lejkers, Lebron Xhejms është më meritori për fitoren e skuadrës së tij ndaj Bruklinit...

Basketbollisti i LA Lejkers, Lebron Xhejms është më meritori për fitoren e skuadrës së tij ndaj Bruklinit, me rezultatin 116:104, ndërsa veterani i NBA-së, këtë ndeshje e përfundoi me 40 pikë. Në këtë përballje të zhvilluar natën mes të dielës dhe të hënës, ka barazuar rekordin e legjendës Majkëll Xhordan. Në fakt Xhejms, pas Xhrdanit është vetëm basketbollisti i dytë në historinë e NBA-së, që ia ka dalë dy herë të shënojë 40 pikë në një ndeshje pasi ka mbushur 39 vjet. Për basketbollistin e Lejkersave ishte kjo ndeshja e dytë, ndërsa Xhordan në tri ndeshje ka shënuar nga 40 pikë e më shumë. Po ashtu ndeshja me Bruklinin, ishte e 672-ta, në karrierën e Lebron Xhejms që e ka përfunduan me 30 e më shumë pikë të shënuar dhe me këtë theu rekordin e Xhordan, që një arritje të tillë kishte në 671 ndeshje.
Ndërsa në natën me stë dielës dhe të hënës, basketnollist më efikas ishte slloveni Luka Donçiç, i cili në fitoren e skuadrës së tij ndaj Hjustonit me 125:107 shënoi 47 pikë. Slloveni në këtë ndeshje kishte plus 12 topa të kapur dhe të gjithë nën koshin e tij. Tek skuadra udhëtuese më I spikatur ishte Xhabar Smit Zhunior me 28 pikë.
Skuadra e Torontos ka pësuar disfatën e 13-të me radhë në NBA dhe tani vetëm katër humbje i ndajnë nga seria më e keqe në historinë e tyre. Kësaj radhe Toronto me rezultatin 120:135 u mund nga Filadelfia. (Gazetar Amir Duraku)
NBA-Rezultatet
- Orlando – Memphis, 118-88
- Atlanta – Milwaukee, 113-122
- Denver – Cleveland, 130-101
- Brooklyn – Lakers, 104-116
- Charlotte – Clippers, 118-130
- Toronto – Philadelphia, 120-135
- Washington – Miami, 107-119
- Houston – Dallas, 107-125
- Minnesota – Chicago, 101-109
- New York – Oklahoma, 112-113
- San Antonio – Golden State, 113-117
- Sacramento – Utah Jazz, 127-106
