Botë

Sulmet terroriste në Moskë, Kremlini kërkesë Kievit: Na jepni kreun e inteligjencës

01.04.2024 13:13

Rusia kërkon që Ukraina të të dorëzojë të gjithë personat të cilët besohet se kanë lidhje me sulmin terrorist në Moskë...

Rusia kërkon që Ukraina të të dorëzojë të gjithë personat të cilët besohet se kanë lidhje me sulmin terrorist në Moskë. Në listën e të kërkuarve është edhe kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, SBU. Me anë të një deklarate, Ministria e Jashtme ruse rendit incidentet e dhunshme që kanë ndodhur në Rusi që kur forcat e Kremlinit pushtuan Ukrainën në shkurt 2022, duke përfshirë bombat që vranë vajzën e një nacionalisti të shquar dhe një incident në të cilin një shkrimtar u plagos rëndë.
 
“Gjurmët e këtyre krimeve çojnë në Ukrainë. Rusia u ka dorëzuar autoriteteve ukrainase kërkesat e saj për arrestimin dhe ekstradimin e menjëhershëm të të gjithë atyre që lidhen me aktet terroriste në fjalë. Pala ruse kërkon që regjimi i Kievit të ndërpresë menjëherë çdo mbështetje për aktivitetin terrorist, të ekstradojë palët fajtore dhe të kompensojë viktimat për dëmet”, thuhet në deklaratën e Ministrisë e Jashtme ruse.
 
Ukraina i ka hedhur poshtë kërkesat ruse si të pakuptimta. Por theksoi se, duke i bërë të qartë Ministrisë së Jashtme ruse, se Vladimir Putin është subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar.
 
Ndërkohë, Rusët nuk i kanë ndalur sulmet ndaj rajoneve ukrainase. Kievi raporton për bombardime në 16vendbanime në Kherson në 24 orët e fundit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën një civili dhe plagosjen e dy të tjerëve.
 
Nga ana e saj, forcat ajrore të Ukrainës rrëzuan dy nga tre dronët të lëshuar nga Rusia. Në përpjekje për të dobësuar aleancën midis Kinës dhe Rusisë, Ministri i Jashtëm francez Stephan Séjourné, gjatë një vizite në Pekin, ku u takua me homologun e tij kinez, Wang Yi, kërkoj nga Kina t'i japë një "mesazh të qartë" Moskës për Ukrainën, përfshirë këtu edhe ndërprerjen e furnizimit të Moskës me armë.