Ekonomi
Lirohen çmimet e derivateve të naftës
01.04.2024 13:31
Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës....

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,10 % në raport me vendimin e datës 25.3.2024.
Çmimet shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 rritet për 0,50 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,683 denarë për kilogram.
Nga data 26.3.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 85,00 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 87,00 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 77,00 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 76,00 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 44,776 (denarë/kilogram)
