Botë

Izraeli "godet" Iranin, vritet komandanti i Gardës Revolucionare në Siri

01.04.2024 21:53

Avionët luftarakë izraelitë kanë goditur konsullatën iraniane në Siri...

Avionët luftarakë izraelitë kanë goditur konsullatën iraniane në Siri duke vrarë komandantin e lartë të Gardës Revolucionare të Iranit, Mohammad Reza Zahedi, citon Reuters.

Objektivi i sulmit izraelit ishte, sipas televizionit shtetëror iranian, konsullata iraniane në Damask e cila u "shkatërrua plotësisht".

Ambasadori iranian në Siri dhe familja e tij nuk ishin në mesin e gjashtë viktimave të sulmit. Vdekja e ushtarakut të lartë Iranian përbën një kërcënim real për rritjen e tensioneve midis Teheranit dhe Tel-Avivit.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar sulmin duke mos dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur. I ndodhur nën presionin e brendshëm, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Katarin pasi nuk po ushtron presionin e duhur kundrejt Hamasit për arritjen e një marrëveshje për pengjet.