Maqedoni

Parashikimi i motit

02.04.2024 09:01

Moti në vendin tonë, do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta...

Moti në vendin tonë, do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të mbizotërojnë në të gjithë territorin e vendit, ku herë pas-here vranësirat zhvillohen duke gjeneruar shira të përkohshëm.  Do të fryjë dhe erë mesatare, vende vende e përforcuar nga drejtimi perëndimorë. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10°C, ajo maksimale do të arrij prej 17 deri në 26°C.
 
Në Shkup moti paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite me diell dhe vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë mesatare, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi perëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 9°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 25°C.