Maqedoni

LSM proteston para Gjykatës Supreme, konfiskimi i shtëpisë së punëtorëve, i paligjshëm

02.04.2024 10:47

Përfaqësues të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë sot do të protestojnë para Gjykatës Supreme...

Përfaqësues të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë sot do të protestojnë para Gjykatës Supreme. Në këtë mënyrë ata do të shprehin pakënaqësinë e tyre për vendimin e marrë nga gjykata për konfiskimin e Shtëpisë së Punëtorëve.

Më 9 nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Supreme  vendosi dhe ua konfiskoi  Shtëpinë e Punëtorëve LSM-së, dhe për këtë vendim  sindikata kërkoi dorëheqjen e gjyqtarëve që morën vendimin dhe dorëzuan propozimin për shkarkimin e tyre në Këshillin Gjyqësor. LSM ka dërguar kërkesë edhe në Gjykatën Kushtetuese për shkak se Gjykata Supreme  nuk ka respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 1992, ku thuhet se shteti nuk ka të drejtë të konfiskojë pasurinë e sindikatave.