Botë

Eskalon situata në Lindjen e Mesme, sulm pranë ambasadës së Iranit në Damask

02.04.2024 11:30

Të paktën 11 persona kanë ndërruar jetë nga sulmi ajror izraelit që shkatërroi një ndërtesë pranë ambasadës iraniane në Damask...

Të paktën 11 persona kanë ndërruar jetë nga sulmi ajror izraelit që shkatërroi një ndërtesë pranë ambasadës iraniane në Damask. Izraeli ka bërë të qartë se grupi i Hezbollahut do të ndëshkohet.
 
ShBA-ja ka reaguar për këtë sulm duke informuar Iranin se nuk kishte “asnjë përfshirje” dhe njohuri paraprake për sulmin ajror të Izraelit në ambasadën e Republikës Islamike në Damask të hënën. Autoritetet izraelite bënë të qartë se sulmi synonte vrasjen e pjesëtarëve të Gardës Revolucionare, mes tyre edhe dy oficerët më të lartë të këtij organi elitar të ushtrisë iraniane. Drejtori i OJQ-së me bazë në Britani me një rrjet të gjerë burimesh në Siri sqaroi se në mesin e të vdekurve nuk kishte civilë.