Maqedoni
VMRO-DPMNE reagon ndaj padive të LSDM-së
07.04.2015 17:40
VMRO-DPMNE, përmes një komunikate me shkrim reagoi ndaj padive penale...

VMRO-DPMNE, përmes një komunikate me shkrim reagoi ndaj padive penale të ngritura nga zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.
“Edhe kjo padi që e ngriti LSDM-ja, si dhe ato parapraket, janë juridikisht të pabazuara dhe nuk kanë argument juridik mbrapa vetes. Qëllimi i tyre është që ta arsyetojnë vetveten përmes padive të cilat i ngrisin, duke menduar se numri i padive që i kanë ngritur është më me rëndësi se argumentimi juridik dhe dëshmitë në paditë kundër tyre. I porosisim që të mos shpresojnë me padi të këtilla, të cilat asnjë student i vitit të parë nuk do t`i shënonte, se do të mund të tregtojnë dhe manipulojnë me opinionin. VMRO-DPMNE nuk e ka për qëllim që t`i lejojë LSDM-së që në baltë ta tërheq stabilitetin e vendit, institucionet shtetërore dhe tërë sistemin juridik”- thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
