Botë
8 viktima nga një aksident i rëndë në Shqipëri
02.04.2024 15:12
Një aksident tragjik me 8 viktima u shënua mëngjesin e kësaj të marte në Këlcyrë...

Një aksident tragjik me 8 viktima u shënua mëngjesin e kësaj të marte në Këlcyrë. Një Benz i mbushur me klandestinë ka tentuar t’i shpëtojë ndjekjes policore, por ka përfunduar në shtratin e lumit Vjosë. Pamjet nga vendi i ngjarjes janë të rënda. Makina është shkatërruar plotësisht, ndërsa emigrantët kanë dalë nga dritarja duke humbur jetën në vend. Për pasojë humbën jetën 7 klandestinët nga Lindja e Mesme, ende të paidentifikuar dhe trafikanti nga Shkodra, Edison Bregaj. Sipas ekspertizës paraprake, mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi 180 km/h.
Mbi dinamikën e aksidentit foli nga vendngjarja drejtori i policisë së Gjiroakstrës, Ardian Çipa dhe kreu i Prokurorisë së Gjirokastrës.
Në makinë janë gjetur 2.600 euro, me të cilat dyshohet se emigrantët nga vendet e Lindjes së Mesme kanë paguar shoferin për t’i transportuar nga Përmeti drejt Shkodrës. Emigrantët e Lindjes e përdorin prej kohësh Shqipërinë si vend transit për të kaluar drejt vendeve të BE-së.
LULJETA NDOKA
