NBA, Bostoni vazhdon dominimin në lindje

02.04.2024 16:25

Natën mes të hënës dhe të martës në ligën më të fortë të basketbllit në botë në program ishin gjashte ndeshje....

Natën mes të hënës dhe të martës në  ligën më të fortë të basketbllit në botë në program ishin gjashte ndeshje. Skuadra kryesuese e konferencës së lindjes Boston Celtics në transfertë me rezultatin 118-104 e mundi Charlott Hornets, kështu duke shënuar fitoren e 11 në 13 ndeshjet e fundit. Boston  me 32:30 e humbi çerekun e parë, por dy të tjerët i fitoi me 18 pikë dallim (65-47), e deri në fund të takimit vetëm ruante epërsinë.
 
Mysafirët nga Bostoni,  nga 53 goditjet për 3 pikë, preciz ishin në 19 goditje, ndërsa 7 prej tyre i shënoi Hauser. Për Bostonin ishte kjo fitorja e 59 me 16 humbje dhe ky është përpjestimi më i mirë në NBA. Kjo skuadër pjesëmarrjen në play-off e ka siguruar që në fillim të muajit të kaluar. Në ndeshjen e dytë më interesante të mbrëmjes  i shkëlqyeshmi Devin Booker, realizoi 52 pikë për skuadrën e Phoenix në fitoren 124-111 ndaj Neë Orleans. Booker me këto pikë, pas Wilt Chamberlain, u bë basketbollisti i dytë në historinë e NBA-së, që në tri ndeshje me radhë me kundërshtarë të njejtë ka shënuar së paku 50 pikë. Tashmë  Phoenix Suns janë të shtatit në Perëndim me një përpjestimin fitore humbje 44-31, ndërsa Pelicans janë një shkallë më lart.
 
NBA - Rezultatet
  • Orlando – Portland, 104-103
  • Chicago – Atlanta, 101-113
  • New Orleans – Phoenix, 111-124
  • Charlotte – Boston, 104-118
  • Detroit – Memphis, 108-110
  • Indiana – Brooklyn, 133-111