Maqedoni

“Dita botërore e shëndetësisë”, masa për zvogëlimin e rreziqeve shëndetësore

07.04.2015 17:49

Me rastin e shënimit të 7 prillit, “Ditës botërore të shëndetësisë”, ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov...

Me rastin e shënimit të 7 prillit, “Ditës botërore të shëndetësisë”, ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, u shpreh se Maqedonia këtë vit ka shënuar përparim të madh në aspektin e shëndetësisë.
 
Ministri Todorov gjithashtu theksoi se nevojitet bashkëpunim i fuqishëm midis të gjithë sektorëve të involvuar, me qëllim të zvogëlimit të rreziqeve shëndetësore të cilat lidhen me ushqimin e pasigurt.
 
“Mendoj se vlerësimin më të mirë për shëndetësinë e vendit tonë këtë vit e ka dhënë BE-ja në rangimin që e shpalli, në të cilin rangim këtë vit Maqedonia  ka pasur një përparim historik”- deklaroi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.
 
Sipas kryetarit të Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë, Goran Dimitrov, punët në sektorë të caktuar të shëndetësisë zhvillohen shumë mirë, por duhet që të përmirësohet regjistri i sëmundjeve malinje, i sëmundjeve kronike dhe sëmundjeve të rralla.
 
“Është një sfidë edhe për mjekët, që të përmirësojmë regjistrin për sëmundjet malinje, sëmundjet kronike dhe për sëmundjet e rralla, pasi që me evidentimin ne shqyrtojmë gjendjen dhe kemi të dhëna të sakta për sëmundjet dhe për zhvillimin e sektorit të shëndetësisë”- tha kryetari i Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë, Goran Dimitrov.
 
Nga ana tjetër, popullata rome ankohen dhe janë të pakënaqur nga shërbimi që u bëhet nga ana e mjekëve.
 
Ata kërkojnë që mjekët të jenë me humanë dhe të kenë më shumë respekt ndaj tyre.
 
ERSAN PAJAZITI