Ronaldo me rekord të ri me ekipin kombëtar

02.04.2024 16:27

IFFHS publikon listën e golashënuesve më të mirë me ekipet kombëtare që në një vit kalendarik...

IFFHS publikon listën e golashënuesve më të mirë me ekipet kombëtare që në një vit kalendarik kanë shënuar spaku 10 gola. Superylli portugez Cristiano Ronaldo mund të mos jetë golashënuesi kryesor i të gjitha kohërave në historinë e futbollit me ekipet kombëatre,por sipas një studimi të ri nga IFFHS, ai tani ka vendosur një rekord të ri. Cristiano Ronaldo ka shënuar 10 gola për Portugalinë në vitin 2023, duke vendosur një rekord të ri botëror në vitet më kalendarike me gola dyshifrorë për kombëtaren.
 
Ishte tashmë viti i 6-të i këtij lloji për Rondaldon, që tani më ka thyer rekordin e mëparshëm  që e mbante Mohamed Mokhtar Dahari nga Malajzia. Dahari  kishte 5 vjet që duke luajtur për kombëtaren e tij kishte shënuar 10 ose më shumë gola. Ronaldo për gjashtë vite që ka shënuar nga spaku 10 gola, ia ka dalë të shënojë gjithsej 71 gol, ndërsa viti më i mirë ka qenë viti 2019 në të cilin në fanellën e Portugalisë kishte shënuar 14 gola. Rekordin e golave të shënuar në një vit duke luajtur me ekipin kombëtar në 20 vitet e fundit e mban iraniani Ali Daei, i cili në vitin 1996 kishte shënuar 22 gola.