“Poreç 2024”, Maqedonia me dy boksier në evropian
02.04.2024 16:30
Në Porec të Kroacisë, do të mbahet Kampionati Evropian i Boksit për moshat deri në 22 vjeç...

Në Porec të Kroacisë, do të mbahet Kampionati Evropian i Boksit për moshat deri në 22 vjeç, në të dyja konkurencat meshkuj e femra apo seniorët e rinjë. Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, përfaqësohet nga dy boksier, ndërsa tek femrat nuk do të ketë përfaqësues. Kumanovari Bajram Mamutovski konkuron në peshën deri në 48 kilogramë, ndërsa manastirasi Arijan Rustemovski në kategorinë deri në peshën 57 kilogramë. Të mërkurën do të hedhet shorti për 13 kategorirë në konkurencë meshkujve gjegjësisht 12 kategorivë në konkurencë të femrave.
Pas kësaj dy boksierët e vendit do të mësojnë emrat e kundërshtarëve si dhe itenerarin e paraqitjeve të tyre. Për pjesëmarje në këtë evropian janë paraqitur gjithsej 253 seniorë më të rinjë. Ndërkohë që nga Federata e Boksit të Maqedonisë për TVM2, thonë se në evropianin e seniroëve që me 18 prill do të nis në Beograd po në këtë qytet janë duke u përgatitur katër boksier. Në evropianin e seniorëve në Bograd do të marrin pjesë:- Dion Lena e Alim Nasufi të KB “Sindi” nga Struga, Arijan Iseni i KB “Shkupi” si dhe Alen Rustemovski i KB “Pelisteri” nga Manastiri.
