Trajnerët, Rabotniçki shkarkon Eedlloskin emëron Etaniqin
02.04.2024 16:32
Skuadra e Rabotniçkit pas rezultateve të dobëta në sezonin pranveror ka kryer ndryshime në stafin professional....

Skuadra e Rabotniçkit pas rezultateve të dobëta në sezonin pranveror ka kryer ndryshime në stafin professional. Goce Sedllovski është shkarkuar nga posti i trajnerit, ndërsa në vend të tij është emëruar Goran Staniq. Kështu “romantikët”, sot kanë emëruar trajnerin e tretë në këtë sezonë. Sezonin 2023/24 në pankinën e skuadrës nga “parku i qytetit”, sezonin e nisi Millan Ilievski , u zëvendësuar nga Goce Sedllovski.
Kështu pas katër humbjeve drejtuesit e Rabotniçkit, kanë venndosur që me marrëveshje dy palëshe të ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin nga Prilepi dhe në vend të tijë të emërojnë Goran Staniqin. Pjesë e stafit teknik të tij do të jenë Bojan Markovski dhe Bazhe Llazarevski. Për momentin skuadra e Rabotniçkit, me 27 pikë mban pozitën e tetë dhe vetëm 5 pikë është larg skuadrës së fundit në renditje Bregallnica e Shtipit.
