DFB ndalon shitjen e fanellave me konotacion nazist
02.04.2024 16:36
Adidas ka hequr nga shitja online fanellën me numrin 44 të përfaqësueses gjermane...

Adidas ka hequr nga shitja online fanellën me numrin 44 të përfaqësueses gjermane, kjo pasi ky numër dhe ky dizajn është shumë i ngjashëm me simbolin e famshëm të ushtrisë gjermane gjatë luftës së dytë botërore, SS. Për të zbuluar këtë lajm ka menduar e përditshmja Bild, e cila i referohet një deklaratë të lëshuar nga Oliver Bruggen, zëdhënësi për shtyp i sponsorit teknik të ekipit përfaqësues.
Kjo çështje bëri shumë zhurmë në Gjermani pasi një historian zbuloi ngjashmërinë e këtij numri me simbolet famëkeqe të ushtrisë gjermane. Ndërkohë, Federata Gjermane (DFB) e futbollit reagoi duke theksuar se fanellat e reja ishin paraqitur edhe në UEFA me këtë të fundit që i kishte miratuar. Gjithsesi, Federata siguroi tifozët e shqetësuar se dizajni për numrat 4 dhe 44 do të rishihet sërish.
