Ahmeti: Incidenti në Haraçinë, akt kriminal
02.04.2024 16:45
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti e vlerëson si akt kriminal incidentin e një dite më parë në komunën e Haraçinës...

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti e vlerëson si akt kriminal incidentin e një dite më parë në komunën e Haraçinës, ku në një sulm me armë ndaj kryetarit të komunës, Ridvan Ibraimi, mbetën të plagosur dy persona.
Ahmeti njëherit thekson se ka tentuar të ndërmjetësojë për të tejkaluar mosmarrëveshjet mes kryetarit Ibraimi dhe ish-kryetarit të kësaj komune, Braim Ajvazi, por nuk ka arritur deri te pajtimi.
