Maqedoni

Parashikimi i motit

03.04.2024 09:04

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit...

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata dhe të ngrohta me origjinë jugore.
 
Moti do të jetë me kthjellime si dhe nuk do të mungojnë alternime të herëpashershme vranësirash kalimtare, kryesisht re të mesme dhe të larta transparente. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 8°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 17 deri në 25°C.
 
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 2°C.